Lajme
Policia jep detaje për vrasjen në Kaçanik
Demokracia
08:45 | 11 Maj 2022

Share:

Një 30-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë dje në Kaçanik. Deri tani nuk është arrestuar askush, dy të dyshuar ndodhen në arrati.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se 32-vjeçari që mbeti i plagosur është dërguar pa vetëdije në spital.

“VRASJE /Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në raport.  /Demokracia.com/ 

Të ngjashme