Lajme
Policia jep detaje për vjedhjen e veturës së Liburn Aliut
Demokracia
10:18 | 18 Gusht 2022

Share:

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, të martën i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e kësaj ministrie.

Gjatë ditës së djeshme Demokracia.com, ekskluzivisht ka raportuar për vjedhjen e veturës zyrtare të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn ALiu.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, vetura e vjedhur e Aliut është ndaluar në pikën kufitare në Qafë Morinë pasi është dyshuar në vozitësin e veturës.

Rasti po vazhdon të hetohet.

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE| Çfarë iu gjet dhe çfarë tha hajni i veturës së ministrit Liburn Aliu

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VJEDHJE

Prishtinë 16-17.08.2022 – 22:30-04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 16.08.2022 ka parkuar veturën zyrtare ndërsa me datë 17.08.2022 nga zyrtarët policorë nga pika kufitare në Qafë Morinë është njoftuar se e njëjta veturë është ndaluar në pikë kufitare pasi që është dyshuar në vozitësin e veturës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

LEXO EDHE: 

Policia shqiptare jep detaje për vjedhjen veturës së ministrit Aliu

LEXO EDHE: 

DETAJE TË REJA| 43-vjeçari e vodhi veturën e ministrit Liburn Aliu në parkingun e Ministrisë

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024