Lajme
Policia jep detaje për veturën e vetëaksidentuar në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
Demokracia
19:48 | 18 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetaksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, por përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 18:00,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.  Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai për gazetën.

Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

 

Të ngjashme