Lajme
Policia jep detaje për vdekjen e policit në Drenas, e konsideron të dyshimtë
Demokracia
23:22 | 30 Prill 2022

Share:

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur sot pasdite pasi i njëjti ka rënë në një bunar në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.

Lajmi për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar”, ka thënë Borovci.

Ai ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Si vijimësi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngritura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme