Lajme
Policia jep detaje për vdekjen e fëmijës në Vushtrri: Dyshohet se është plagosur me armë zjarri
Demokracia
09:06 | 09 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë nga një fshat i Vushtrrisë ka vdekur pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Vushtrri, 08.04.2023-17:10. Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024