Lajme
Policia jep detaje për therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë
Demokracia
10:50 | 06 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Mbrëmë në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë një person është therur me thikë dhe sipas Policisë e tërë kjo ngjarje ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishte viktima me të dyshuarin, shkruan Demokracia.com.

Policia ka njoftuar se viktima ishte therur me thikë në dorë dhe  ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ku më pas edhe ishte liruar pas trajtimit të marrë.

Gjithashtu bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Demokracia/

Të ngjashme