Lajme
Policia jep detaje për tentim vrasjen në Fushë Kosovë
Demokracia
10:15 | 19 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtënat kanë qenë në drejtim të veturës e cila po drejtohej nga një burrë.

VRASJE NË TENTATIVË/Rr. “Dardania”, Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Fushë Kosovë

Të ngjashme