Sport
Policia jep detaje për sulmin ndaj trajnerit Faruk Statovci
Demokracia
11:27 | 06 Shkurt 2023

Share:

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar mbrëmë fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Mediat vendore kanë raportuar se Statovci është sulmuar menjëherë pas emisionit në Kanal10.

Ish-futbollisti i njohur kosovar ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë ka marrë trajtim në QKUK, teksa gjendja e tij është stabile.

Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur tek sa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për FrontOnline.

Nga PK-ja thonë se kanë nisur hetim për këtë sulm.

“Sot rreth orës 01:20, kemi pranuar informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar/maskuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, bën me dije Policia e Kosovës.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024