Lajme
Policia jep detaje për sulmin e Bulliqit ndaj një qytetari
Demokracia
13:03 | 09 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin që kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka bërë një qytetari.

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka sulmuar fizikisht një qytetar gjatë kohës sa ishte për vizitë mjekësore bashkë me nënën e tij.

Sulmin e ka denoncuar në polici ky qytetar dhe këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se janë duke u trajtuar të gjitha pretendimet me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, tregoi Ahmeti.

Në anën tjetër, Demokracia.com, ka tentuar që të kontaktojë edhe me Bulliqin dhe të marrë një version edhe prej tij, por i njëjti nuk është përgjigjur. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

Shpejtim Bulliqi e sulmon fizikisht një qytetar në ambulancë, denoncohet në polici

Të ngjashme