Lajme
Policia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri në Prishtinë
Demokracia
11:34 | 18 Maj 2023

Share:

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Të ngjashme