Lajme
Policia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri në Drenas
Demokracia
09:02 | 21 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com raportoi para pak çastesh për një incident zjarri në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Demokracia.com se sipas raportimeve të para nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Shaban Shala” në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Të ngjashme