Lajme
Policia jep detaje për rastin ku burri rrahu tri vajza në Prishtinë
Demokracia
19:47 | 02 Shtator 2021

Share:

Një person ka sulmuar tri vajza në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë  identifikuar personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha më tej se i dyshuari është në kërkim nga ana e policisë./Demokracia.com./

LEXO EDHE:

Një burrë rrah tri vajza në Prishtinë

Të ngjashme