Lajme
Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë
Demokracia
22:00 | 27 Mars 2023

Share:

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:20, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet se pësoi lëndime nga arma e zjarrit.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

VIDEO: Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë

 

Të ngjashme