Lajme
Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri te lumi Ibër në Mitrovicë
Demokracia
17:00 | 13 Qershor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Sot rreth orës 10:20 një person është  plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth  orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e  zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para  janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë  të Mitrovicës së Jugut”, tha Zahiti

Më tej ai tha se njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe kanë nisur hetimet  lidhur me rrethanat që e karakterizojnë  rastin.

“Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti./Demokracia.com/

Të ngjashme