Një barakë është djegur në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Demokracia.com se zjarri tashmë është lokalizuar, përderisa ende nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, ka treguar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka të lënduar.
“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka deklaruar Borovci. /Demokracia.com/
LEXO EDHE: