Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.
Për shkak të dyshimeve për manipulim të votave qatë procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Policia e Kosovës gjatë së martës ka arrestuar Arbër Krasniqin dhe Sahit Matajn, raporton Demokracia.com.
“Prishtinë, 07.03.2021 –. Njësia përkatëse policore, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se janë përfshirë në veprën e lartëcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej në raportin 24-orësh të policisë thuhet se, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/
LEXO EDHE: