Lajme
Policia jep detaje për aksidentin te “Kroi i Mbretit”, lëndohen 9 persona
Demokracia
17:45 | 03 Qershor 2022

Share:

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë katër vetura tek “Kroi i Mbretit”.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.

 

 

Të ngjashme