Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë – Pejë
Demokracia
19:44 | 14 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrgën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Arllat të Drenasit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:20 në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, në fshatin Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me dëme materiale dhe lëndime trupore, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut të Autostradës janë marrë me procedurat në vend-ngjarje./Demokracia.com/

Të ngjashme