Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në Rahovec, ku mbet i vdekur një person
Demokracia
15:13 | 25 Korrik 2022

Share:

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në rrugën Xërxë- Rahovec.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 11:40 është pranuar informacion për  një aksident trafiku në rrugën Xerxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici”, tha Elezaj.

Ai tha më tej se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime.

 

Të ngjashme