Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Pejë, nëntë persona të lënduar
Demokracia
22:01 | 11 Korrik 2022

Share:

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ky i fundit shtoi se aksidentin gjegjës janë përfshirë tri vetura, ndërsa janë lënduar nëntë persona.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar nëntë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme