Lajme
Policia jep detaje për aksidentin me tren në Drenas
Demokracia
10:18 | 16 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes trenit dhe një veture në Baicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha ajo.

LEXO EDHE: 

Treni godet një veturë në Drenas

Të ngjashme