Lajme
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Drenas
Demokracia
09:52 | 22 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi dje në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, ku një grua mbeti e vdekur.

Në raportin 24-orësh thuhet se gruaja që ka vdekur ka qenë pasagjere në veturë, derisa bëhet e ditur se tu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës dhe pasagjerët tjerë, një mashkull dhe dy femra kosovare.

“Fsh. Çikatovë e Vjetër, Drenas 21.08.2023 – 12:10. Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti nën hetime.

Të ngjashme