Lajme
Policia jep detaje për aksidentin ku u godit për vdekje 5-vjeçari mitrovicas
Demokracia
10:34 | 04 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Mbrëmë në Mitrovicë ka ndërruar jetë një 5-vjeçar si pasojë e goditjes nga një veturë.

Derisa ishte duke ecur me biçikletën e tij, një 5-vjeçar nga Mitrovica është goditur nga një veturë me ç’rast ka humbur jetën.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari i këtij aksidenti është dërguar në mbajtje, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë 03.08.2022-19:03 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: 

Pesëvjeçarin në Mitrovicë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës aksidentalisht

Të ngjashme