Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 13:50, po ashtu është raportuar për një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka treguar për Demokracia.com, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Tutje ai ka thënë se të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në rrugën Podujevë – Prishtinë, e përfshirë një veturë me targa të huaja