Lajme
Policia jep detaje për aksidentet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Demokracia
14:18 | 25 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Sot në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente.

Portali lokal “Mitropol” publikoi fotografi nga këto aksidente, derisa nga Policia kanë dhënë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se këto aksidente kanë ndodhur paradite.

Ai bëri të ditur se njëri është vetasident, ku është lënduar një person.

Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.

“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti.

LEXO EDHE:

Pamje nga dy aksidente në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Të ngjashme