Para pak minutash një tentim-vrasje ka ndodhur ndaj drejtorit të ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.
“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ka informuar se ka gjuajtje me armë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirokë, të Komunës së Suharekës. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e saj. Rastin e ka lajmëruar vetë drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi, ku ai sa kishte qenë në ballkonin e shtëpisë së tij, disa persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, ka konfirmuar Alija.
Ai ka shtuar se edhe prokuroria ka dal në vendin e ngjarjes.
“Prokuroria gjithashtu ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më Policinë e Kosovës dhe po i kryejnë ekzaminimet e duhura. Nuk raportohet për të lënduar”, ka shtuar Alija./Demokracia.com/