Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas thyerjes së Qendrës së Regjistrimit në Zveçan.
Në një nkomunikatë për media policia njoftoi se mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 kishin pranuar informatën se është thyer dera e Qendrës së Regjistrimit në Zveçan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti patrullues nga (SP) Zveçan, njësitë relevante si dhe njësiti hetimor i forenzikës, ku edhe kanë gjetur një granatë dore të pa eksploduar.
“Në vend ngjarje ka dal njësiti patrullues nga (SP) Zveçan, njësitë relevante si dhe njësiti hetimor i forenzikës, ku konstatuan se në objektin e përmendur është thyer një xham i vitrinës, ku brenda objektit është vërejtur një mjet i pa eksploduar granatë dore, e zezë, e llojit të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ekipi i EOD-së u informua, i cili doli në vendin e ngjarjes në 09:55, dhe pas kontrollimit të objektit, u gjetën dy mjete shpërthyese, të cilat ekipi i EOD-së i asgjësoi në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili cilësoi rastet si vepra penale “Posedim, kontrollim i pa autorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“
Lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar. /Demokracia.com/