Lajme
Policia jep detaje nga aksioni i djeshëm “Brezovica 3”
Demokracia
09:59 | 04 Mars 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës vazhdoi aksionin “Brezovica 3”, ku u bastisën 12 lokacione të ndryshme në katër qytete, Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se u arrestuan tetë persona për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” teksa gjatë bastisjeve u konfiskuan tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin.

“Brezovicë (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Njësitë policore me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tetë (8) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

Të ngjashme