Sport
Policia interviston menaxherin e kombëtares për incidentin e Arijanet Muricit
Demokracia
13:16 | 24 Mars 2021

Share:

Pas raportimeve në media për një përleshje të mundshme në kampion e Kombëtares së Kosovës,  Polica e Kosova ka kontaktuar menaxherin e ekipit rreth incidentit, shkruan Demokracia.com.

Fillimisht u raportuar se Arijanet Muric dhe Edon Zhegrova kishin një përleshje, mirëpo kjo u demantu nga vet futbollisti, dhe më vonë edhe nga trajneri i Kombëtares Bernard Challandes.

Gjithsesi, për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur, Policia e Kosovës ka intervistuar personat kompetentë duke konkluduar se nuk ka pasur asnjë element për inicim të  ndonjë rasti.

Dyshohet se Arijanet Muric u paraqit i dehur në stërvitje – aty ku pasoi përjashtimi i tij nga kampi i Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme