Barazia
Policia inkurajohet që të hetojë lokalet ku dyshohet se po ndodhë prostitucion i detyrushëm
Demokracia
13:03 | 09 Korrik 2021
Ilustruese

Share:

Rrjeti i Grave të Kosovës me shqetësim po përcjell lajmet për numrin e madh të lokaleve të masazheve, në të cilat ka dyshime se po ndodhë trafikim me qënie njerëzore dhe prostitucion i detyrueshëm.

RrGK përmes një komunikate për media, inkurajon policinë që të vazhdoj me këtë plan, në mënyre që të luftohen padrejtësite dhe diskriminimi gjinor ndaj grave në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

“Marrë parasysh pjesëmarrjen e ulët të grave dhe vajzave në tregun e punës, si dhe gjendjen e rënduar ekonomike për shumicën prej tyre, gratë dhe vajzat kanë më shumë gjasa që të jenë pre e trafikantëve dhe mashtrimeve të tilla. Po ashtu, shtojmë këtu se dhuna ndaj grave mbetet ndër format më të shprehura të dhunës që prek gratë, e megjithatë, fatkeqësisht mbetet ndër krimet më pak të ndëshkueshme në vend”, thuhet në njoftim.

RrGK, në fund bën të ditur se mbështet këtë aksion të Policisë së Kosovës, si dhe shprehim gatishmërinë ta ndihmojmë atë në çfarëdo forme, duke pasur parasysh punën dhe ekspertizën tonë dekadëshe për përmirësimin e kushteve të jetës për gratë dhe vajzat në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme