Lajme
Policia inicion pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve në Prizren për prishje të rendit dhe të qetësisë publike
Demokracia
19:31 | 04 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë iniciuar pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve ne sheshin “Shatërvan” në Prizren, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Me datë 02.08.2023, Policia është njoftuar se ne sheshin “ Shatërvan” në Prizren, në disa lokale dëgjohet zhurmë dhe është duke u prishur rendi dhe qetësia publike”, njofton Policia e Kosovës.

Policia menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pronarëve të lokaleve u është tërhequr vërejtja, mirëpo të njëjtit edhe përkundër kësaj kanë vazhduar duke e prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë.

“Në ketë rast policia ndaj kundërvajtësve (pronareve të lokaleve) ka iniciuar raste për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike dhe Mos Përfillje te Urdhrave te Ligjshme, pas kompletimit rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme