Lajme
Policia identifikon të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni
Demokracia
18:37 | 25 Janar 2023

Share:

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Sipas njoftimit, dy prej grave që shihen në fotografinë e publikuar nga Policia janë të dyshuara dhe njëra vetëm dëshmitare.

Ato po dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia kërkon ndihmë për të identifikuar tri femra në Prizren

“Nga Stacioni Policor Prizren , janë publikuar fotografit e personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit. Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme