Lajme
Policia i merr nën mbikëqyrje listat me të dhënat e mbledhura gjatë peticionit kundër Asociacionit, që PSD-ja i vendosi para Qeverisë
Demokracia
17:49 | 10 Mars 2023

Share:

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aktiviteti para dita ditësh të mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ato lista sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve.

Ndaj, AIP-ja ka njoftuar të premten se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë këtij peticioni janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë vendosur në një ambient të sigurt.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi njofton qytetarët dhe opinionin publik se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të shpërndara para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, AIP-ja thotë se është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Të ngjashme