Policia britanike po heton një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e kryeministrit britanik Keir Starmer, në veri të Londrës në orët e para të mëngjesit.
Dëmtime u shkaktuan në hyrjen e pronës në Kentish Town, por askush nuk u lëndua. Një kordon i policisë është vendosur jashtë shtëpisë.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se ishte thirrur për një “zjarr të vogël” në orën 01:11, dhe se kishte lokalizuar zjarrin rreth 20 minuta më vonë.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik falënderoi shërbimet e emergjencës për punën e tyre.
Kryeministri – i cili tani jeton në rezidencën e tij zyrtare në Downing Street – kuptohet se është ende pronar i pronës.