Lajme
Policia hap rast për sulm dhe kanosje pas dhunës së transmetuar ‘live’ në televizion
Demokracia
21:59 | 14 Shtator 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme në shoun televiziv “It’s my home”, janë transmetuar pamje të dhunës.

Pas dhunës dhe fyerjeve që u transmetuan drejtpërdrejt në televizionin “First Channel”, përkatësisht në shoun televiziv “It’s my home”, Policia e Kosovës tashmë ka hapur rast.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe  intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme