Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë sot përmes rrugëve operative hetimore ka pranuar informacion se i dyshuari Sh.B. (1966), mashkull kosovar, është në posedim të armëve pa leje përkatëse.
“Me leje kontrolli nga Gjykata Themelore është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave për gjykatën: një pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një pushkë ajrore e llojit RETAY 70S, 51 copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, një fishek i kalibrit 7.62 X 39 mm, një kuti me 127 copë fishekë të kalibrit 22LR, një kuti me diabolla të pushkës ajrore, 2 karikatorë të pushkës së gjatë, një fotrollë e pistoletës, dy dorëza të pistoletës”, thuket në njoftim të policisë.
Bëhet e ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore, në procedurë të rregullt.