Sport
Policia franceze nuk ka kursyer as fëmijët duke i spërkatur me gaz lotsjellës para finales Liverpool – Real Madrid
Demokracia
16:23 | 29 Maj 2022

Share:

Real Madrid triumfoi dje ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker.

Megjithatë para fillimit të finales ndodhi e pa imagjinueshmja në një nivel të tillë të garave.

Tifozë të shumtë u futën pa bileta në stadium, derisa disa prej atyre që kishin marrë biletat mbetën jashtë.

Finalja u shtye për 36 minuta, kurse autoritetet franceze përdorën edhe dhunë mbi tifozët, madje edhe në vëllaun e Joel Matip i cili kishte ardhur për përkrahje të tij bashkë me familje.

Përveç kësaj raportohet se forcat e rendit në Paris nuk kanë kursyer as fëmijët në përdorimin e gazit lotsjellës./Demokracia.com/

Të ngjashme