Sport
Policia franceze në këmbë për gjysmëfinalen Francë – Marok, paralajmërohen trazira
Demokracia
18:10 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Autoritetet franceze do të përforcojnë praninë e policisë në rrugë për ndeshjen Francë-Marok këtë të mërkurë.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin bëri të ditur se në vendin e tyre do të vendosen 10 mijë policë, ku 5 mijë prej tyre do të përqendrohen në Paris.

Në çdo triumf maroken, ka pasur një prani të fortë në rrugë dhe tashmë ka pasur trazira në Belgjikë dhe Holandë.

Franca dhe Maroku do të përballen të mërkurën mbrëma nga ora 20:00 në gjysmëfinale të Kupës së Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme