Sport
Policia Financiare kontrollon Interin
Demokracia
09:49 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Prokuroria Publike e Italisë ka zgjeruar hetimet për transferime të dyshimta edhe te skuadra e Interit. Policia financiare ka hyrë sot në ambientet e klubit të “nerazzurrëve” për të kryer një kontroll.

Klubi, ashtu si Juventusi një muaj më parë, dyshohet se ka kryer mashtrim financiar duke transferuar lojtarë në sezonet 2017/2018 dhe 2018/2019. I gjithë hetimi ka nisur nga Federata Italiane e Futbollit, pasi klubet nisën shkëmbimin e lojtarëve me çmime seriozisht të ndryshme në treg.

Dyshohet për një mashtrim të mundshëm financiar, pasi me shkëmbime të tilla lojtarësh, klubet raportonin fitime kapitale tek investitorët e tyre, edhe pse transaksionet nuk u kryen asnjëherë, pra nuk hynin para në llogarinë e klubit.

Inter deklaroi se po bashkëpunojnë plotësisht me policinë dhe se asnjë anëtar i stafit në klub nuk ishte objektivi i hetimit. /Demokracia.com

Të ngjashme