Lajme
Policia është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë
Demokracia
09:29 | 24 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të Njësitit Special të Kosovës janë parë para objektit të ministrisë, derisa lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./Demokracia.com/

Të ngjashme