Lajme
Policia e Serbisë e ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc
Demokracia
22:01 | 09 Qershor 2023

Share:

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se Policia e Serbisë e ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Ismaili është arrestuar për shkak se ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

“Policia e Serbisë ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Tutje, Vela ka kërkuar që Ismaili të lirohet menjëherë nga paraburgimi.

Të ngjashme