Lajme
Policia e publikon dy thirrjet që ia kishte bërë Dardan Molliqajt që të paraqitet në stacion
Demokracia
23:17 | 01 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka publikuar dy ftesa për paraqitje në Polici, të cilat thotë se ia ka dërguar Dardan Molliqajt. Njëra mban datën 31 janar, tjetra 1 shkurt.

Molliqaj u arrestua para futjes në emisionin Pressing në T7 nga Policia lidhur me protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, që u mbajt të shtunën. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit për sulm ndaj zyrtarit policor.

Mirëpo, zyrtarë të PSD-së kanë thënë se Molliqaj nuk ka pranuar urdhërarrest as me rastin e arrestimit dhe kanë thënë se Policia po gënjen kur thotë se kanë shkuar për ta kërkuar në banesë atë e pastaj ia kanë lënë një ftesë kur nuk e kanë gjetur aty.

Policia ka postuar dy fotot e ftesave ku tregohen thirrjet që i janë bërë Molliqajt.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës publikon ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes së dërguar personit D.M.”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme