Policia e Pejës po e kërkon Miftar Dobrajn, një 37-vjeçar që dyshohet për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronëse ose posedim të paautorizuar të armëve.
I kërkuari ka lindur më 23.12.1987 në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]