Sport
Policia e neutralizon atentatorin e Brukselit, kishte plan fatal për një futbollist suedez
Demokracia
12:01 | 17 Tetor 2023

Share:

Sipas informacioneve më të fundit nga mediat e Belgjikës, bëhet e ditur se policia ia ka dalë të neutralizojë atentatorin e mbrëmjes së të hënës në Bruksel, i cili vrau dy tifozë suedezë dhe plagosi rëndë një tjetër.Këta të fundit kishin udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur përfaqësuesen e tyre në sfidën kualifikuese ndaj belgëve.

Ndeshja që u luajt vetëm një pjesë u ndërpre më pas për shkak të aktit terrorist dhe frikës për jetën e gjithsecilit që ishte në stadium, përcjell SS.

Për fat të mirë, policia e ka neutralizuar agresorin që ishte një radikal, mbështetës i ISIS ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ai është vrarë apo arrestuar.

Ndërkohë, në orët e fundit flitet se agresori kishte në plan për të vrarë një futbollist të Suedisë, por që për fat të mirë dështoi në marrëzinë e radhës.

Të ngjashme