Lajme
Policia e Kosovës sekuestron municion në një lokal në Prishtinë
Demokracia
15:09 | 14 Mars 2022

Share:

Policia  e Kosovës ka sekuestruar municion në një lokal në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli”  në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë, 14 mars 2022 –  Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli”  në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit”, thuhet në njoftim.

Municioni i sekuestruar:

njëqind e tridhjetë e tetë (138) copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA

njëqind e dy (102) copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA

treqind e tridhjetë (330) copë fishekë me gaz

pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm

pesëdhjetë e pesë (55) copë fishekë të kalibrit 9mm

tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë (nuk dihet kalibri)

katër (4) paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore.

gjashtë (6) brusha për pastrimin e armëve të zjarrit.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti i cili është cilësuar “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse,  po hetohet nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë”, thuhet më tej në komunikatë./Demokracia.com/

Të ngjashme