Lajme
Policia e Kosovës që 6 muaj pa drejtor
Demokracia
10:08 | 01 Mars 2023

Share:

Sot janë bërë gjashtë muaj prej që Policia e Kosovës po udhëhiqet me ushtrues detyre. Fehmi Hoti po vazhdon të qëndroi në krye të policisë si UD që nga koha kur dha dorëheqje drejtori, Samedin Mehmeti.

Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme muaj më parë ka shpallur konkurs për drejtor të përgjithshëm të policisë, ende nuk është emëruar drejtori i ri.

Me 6 dhe 7 shkurt është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë, ku sipas rezultateve të shpallura nga monitoruesit e procesit, Gazmend Hoxha ka dalë i pari me pikë dhe është rekomanduar për tu zgjedhur drejtor.

Këtë javë në media ka qarkulluar një informacion se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dërguar emrin e Gazmend Hoxhës te kryeministri Albin Kurti, i cili në një nga mbledhjet e ekzekutivit pritet ta emëroi Hoxhën në krye të policisë për një mandat të plotë.

Sipas konkursit, Drejtori i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Brendshme për administrimin dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës.

Konkursi për drejtor policie ishte i brendshëm pasi që kriter për këtë pozitë ka qenë grada policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë vjet.

Secili kandidatë për këtë pozitë, i është nënshtruar verifikimit të sigurisë sipas ligjit të aplikueshëm./io

Të ngjashme