Lajme
Policia e Kosovës po zhvillon aksion edhe sot në veri, lidhet me rastin e Banjskës
Demokracia
10:27 | 17 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në Veri të Kosovës në disa lokacione.

Këtë për “kontakt plus” e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, transmeton Express.

Sipas Elshanit, bastisjet kanë të bëjnë me rastin Banjska.

Elshani ka thënë se do të japë më shumë informacione për këto veprime të Policisë pasi të ketë përfunduar aksioni.

Ai gjithashtu ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Siç raporton KoSSev, një nga veprimet zhvillohet në afërsi të “Tre Soliterave”./GazetaExpress/

 

Të ngjashme