Lajme
“Policia e Kosovës po funksionon me urdhra të Xhelal Sveçlës”
Demokracia
17:43 | 01 Shkurt 2022

Share:

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë se Policia e Kosovës po funksionon me urdhra të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo akuzë e tij vjen pasi aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani, po mbahet në burg, ndonëse i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së policisë për intervistim.

Nushi nëpërmjet një postimi në Facebook shtoi se aktivisti i LVV-së, Fatmir Hasani, i cili kërcënoi publikisht kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, po mban intervista televizive për kanosjen ndaj tij.

LEXO EDHE:

Ky është aktivisti i PSD-së që u arrestua për sulmin ndaj policëve në ditën e protestës

Të ngjashme