Policia e Kosovës në kuadër të Departamentit për Operacione lidhur me numrin e përgjithshëm të automjeteve të konfiskuara dhe sekuestruara për kundërvajtje, incidente, raste të dyshimta për vepra penale dhe për shmangie nga detyrimet doganore, që nga janari i këtij viti deri në muajin mars ka konfiskuar/ sekuestruar 1024 vetura.
Ndërkaq, vitin e kaluar ka konfiskuara/sekuestruar 4838 automjete, shkruan Demokracia.com
“Në tremujorin e parë të vitit 2022 janë konfiskuar/sekuestruar 1024 automjete, ndërsa në vitin 2021 janë konfiskuara/sekuestruar 4838 automjete”, kështu kanë bërë të ditur për Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se numri i madh i konfiskimeve gjatë kësaj periudhe është bërë në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.
“Numri më i madh i konfiskimeve/sekuestrimeve ka qenë në Prishtinë, për shkak të numrit më të madh të tyre në qarkullim, pastaj vazhdojnë rajonet tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës për Demokracia.com, ka deklaruar se nuk i përdor në asnjë rast automjetet e konfiskuara.
“ Policia e Kosovës nuk i shfrytëzon dhe nuk i përdor në asnjë rast automjetet e konfiskuara. Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, është kompetente dhe sipas procedurave të parapara ligjore mund të ndajë/jep automjete në shfrytëzim institucioneve në Kosovës, përfshirë edhe PK-se”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim./Demokracia.com/