Lajme
Policia e Kosovës njofton për katër raste të parave të falsifikuara në Prishtinë
Demokracia
10:27 | 15 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste për para të falsifikuar në Prishtinë, raporton Demokracia.com

Më poshtë mund t’i gjeni rastet e falsifikimit të raportuara në Policinë e Kosovës.

Prishtinë 11.03.2022-13:40. Ankuesja femër kosovare zyrtare e Bankës ka raportuar se gjatë deponimit të disa të hollave nga dëshmitarja, ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 100 € që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe proceduar të mëtutjeshme hetimore.

Prishtinë, 02-12.03.2022 -NN. Nga ankuesi mashkull kosovar është raportuar  se në zyrat e Bankës janë hasur para që dyshohet të jenë të falsifikuara me vlerë rreth 631 euro e që ato para janë grumbulluar në pika nga disa kompani të ndryshme që i kanë sjellur parat aty. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si me lartë. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë, 14.03.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne kioskën e tij i ka dy monedha nga 100 euro të cilat i janë dhënë nga një i dyshuar e që dyshon të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.

Prishtinë, 14.03.2022-17:15. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një pompë të derivateve ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Të ngjashme